U shënua 100-Vjetori i Kuvendit të Junikut

Në Junik sot u shënua 100-vjetori i njërës nga ngjarjet me të rëndësishme të historisë kombëtare, i njohur si Kuvendi i Junikut. I organizuar nga Akademia e Shkencave e Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë të Kosovës dhe Komuna e Junikut, ky aktivitetet, që ndërlidhet edhe me 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, u mbajt nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Në manifestim morën pjesë edhe presidentja e vendit, Atifete Jajhaga, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, përfaqësues të institucioneve të tjera nga Kosova e nga Qeveria e Shqipërisë, anëtarë të familjeve Jashari, Lladrovci, Haradinaj si dhe personalitete të tjera nga Kosova e Shqipëria, në mes të cilëve edhe Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, e ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka. Me këtë rast u vu edhe gurthemeli për ngritjen e memorialit të “Kuvendit të Junikut”. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi rikujtoi se sot si kurrë ndonjëherë, shqiptarët nuk kanë qenë në pozicion më të mirë, edhe politik, edhe kombëtar, edhe të orientimit euro-atlantik. Shqipëria është anëtare e NATO-s 100 vjet pas shpalljes së pavarësisë. Kosova e pavarur, në rrugë të sigurt për të ardhme evropiane dhe anëtare e NATO-s. Kemi besim të plotë se do të ndalet edhe diskriminimi ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Ndërsa Kosova mirëpret çdo deklarim të lirë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit për të ardhmen e vet. Prandaj shqiptarët do të jetojnë