Ndërhynë te qeveria, do të paguajnë edhe hotelin, Diaspora shqiptare zgjidhi problemin e emigrantëve

Një ndihmesë të madhe në zgjidhjen e situatës së emigrantëve shqiptarë që mbetën të bllokuar në tokë neutrale në kufirin me Greqinë e dha Këshilli Koordinues i Diasporës, të cilët ndërhynë te qeveria, madje do të paguajnë edhe koston e hotelin ku po qëndrojnë në karantinë emigrantët. Brikena Muharremi, nga Këshilli Koordinues i Diasporës, avokate në profesion, foli nga Londra në A2, mbi situatën e fundit, por edhe punën që bën ky këshill. “Ndërhyrja erdhi si rezultat i detyrës që kemi ne si Këshilli Koordinues i Diasporës. Ne e ndjemë si detyrë për të ndihmuar atë njerëz të bllokuar. Ne vendosëm të kërkojmë nga qeveria që ky grup të lejohej të hynte në Shqipëri, ndërsa ne ofruam ndihmën tonë financiare. Kjo e fundit ishte personale e jona, jo si detyrë e këshillit”, tha Muharremi.
– – –
A2 është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.

Web: https://www.a2news.com
App: https://www.a2news.com/app
Facebook: https://www.facebook.com/A2CNN/
Instagram: https://www.instagram.com/a2_news/
Twitter: https://twitter.com/a2_news

#A2 #A2NEWS #koronavirus
A2 NEWS | CNN Exclusive News Channel Affiliate