LIVE nga vendi ku u vra polici i Kosovës

Bastisja e një shtëpie gjatë mbrëmjes të së martës në Zhur të Prizrenit përfundoi me një shpërthim. Një polic u vra, dy të tjerë u lënduan, e plagë mori edhe një fëmijë i shtëpisë ku po kryhej operacioni antidrogë, shkruan Gazeta Express.
Video nga kallzo.com

Ndonëse Policia akoma nuk ka dhënë detaje se si ndodhi shpërthimi në shtëpinë ku do të kryhej bastisja, është e konfirmuar se kanë pësuar tre policë, njëri prej tyre nuk u mbijetoi plagëve.

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes”, ka thënë për Gazetën Express Shaban Osmanollaj nga Policia rajonale e Prizrenit.

Zyrtari i Policisë më vonë tregoi se i lënduar ka mbetur edhe një fëmijë, i cili jetonte në shtëpinë ku u krye operacioni.

“Për fat të keq është një rast tragjik. Gjatë bastisjes së një lokacioni në fshatin Zhur ka pasur një eksplodim, por ende nuk dihen detajet e mjetit eksplodues. Për fat të keq ka humbur jetën një koleg i yni, një polic profesionist. Në këtë rast edhe një fëmijë i familjes ku është kryer bastisja ka pësuar lëndime të lehta”, ka deklaruar Osmanollaj.

Mediat kanë raportuar se polici i vrarë është Sami Thaçi, ndërkaq Policia po kryente aksionin për zbulimin e narkotikëve.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar me një shkrim në Facebook, duke ftuar institucionet përkatëse që të hedhin para drejtësisë përgjegjësit e shpërthimit, që i mori jetën një polici.

Edhe kryetari i PDK’së ka shkruar se askush nuk mund të sulmojë djemtë dhe vajzat e Kosovës, të veshura me uniformë. /Express/

http://www.flurudha.com/