Lajme nga Kosova, Hollbruk, Kushner (30 Gusht 1999)

Zbulohet në afërsi të Prishtinës një varr masiv ku janë gjetur trupat e mëse 400 shqiptarëve të masakruar nga serbët. Hollbruk, Ambasadori i SHBA-së në OKB ka vizituar këtë varr të ri duke deklaruar se këto janë fakte që dëshmojnë për atë qe u kalua. Pas takimit me ambasadorët në Kosovë Benrd Kushner dhe gjeneralin e KFOR-it Majk Xhekson, Hollbruk ka deklaruar se prania ruse duhet të jetë në forcën e NATO-s në Kosovë dhhe se nuk duhen lejuar teprime në problemin e ushtarëve rusë.
Më tej ai ka takuar Rugovën ku kanë biseduar për gjendjen në Kosovë. Pasi ka parë nga afër zhvillimet në Kosovë, njeriu i cili njeh mjaft mirë Ballkanin me problemet e tij, Hollbruk do të shkojë në Maqedoni, Shqipëri dhe Bosnje duke kryer kështu misionin e tij të parë në postin e Ambasadorit të SHBA-së në OKB.

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/