Report TV -Meta rikthehet në Durrës: Jemi në momente dramatike, kërkimet do të vijojnë

Presidenti Ilir Meta është rikthyer sërish në Durrës, aty ku vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit për personat që gjenden nën rrënoja.

“Sot jemi në momente mjaft dramatike për shkak të kësaj fatkeqësie natyrore. Është një fatkeqësi që kërkon angazhim të palodhur sepse ka njerëz nën rrënoja sepse kërkojnë ndihmë sikur është rasti këtu, që po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme. Është një punë që nuk po bëhet vetëm këtu, por edhe në Kënetë, Thumanë dhe do të vazhdojë edhe në orët në vazhdim. Shpresojmë që së bashku do të arrijmë që të minimizojmë dëmet, që të rikuperojmë më pas këto dëme materiale. Kërkimet do të vazhdojmë dhe është pozitive që nga Greqia po na ndihmojnë. Puna do të vijojë pa u ndalur”, tha Meta.