Tensionet Kosovë-Serbi – News, Lajme – Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV

Se fundmi, tensionet mes Kosovës e Serbisë kane arritur kulmin. Fillimisht ishte ndërtimi i murit ilegal në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e pastaj arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë, per t’u pasuar me provokimin e fundit te Beogradit me trenin. Ndërkohe, kryeministri serb Vuçiç ka deklaruar se pas nje bisede telefonike te zhvilluar me kancelaren gjermane Merkel, është rene dakord te zhvilloje nje takim me palën kosovare ne Bruksel javën e ardhshme. Ne fokus pritet te jene tensionet e fundit mes dy shteteve. Ndërkohe mediat ne Beograd raportojnë se në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, saktësisht ne afërsi të fshatit Dobrosin mëngjesin e kësaj te enjteje, ka pasur një situatë tepër të tensionuar. Mësohet se ka pasur të shtëna armësh ndërmjet Xhandarmërisë Serbe dhe Policisë së Kosovës. Sipas burimeve të Gazetës “Blic”, situata është provokuar nga Xhandarmëria serbe. Sipas te njëjtave burime, shkëmbimi i zjarrit mendohet te kete ndodhur rreth orës 5 ne te gdhire. Por zedhenesi i policisë se Kosovës, Baki Kelani, ka mohuar te kete ndodhur nje gje e tille. I kontaktuar nga mediat ne Prishtine, Kelani shprehet se nuk ka patur nje përplasje mes forcave të policisë së Kosovës dhe xhandarmërisë serbe. Sipas tij, lajmet e publikuara jane thjesht nje keqinformim i publikut.