Negociatat e fundit për koalicionet në Kosovë – News, Lajme – Vizion Plus

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV

Partitë politike ne Kosove po bëjnë llogarite e fundit per ndërtimin e koalicioneve parazgjedhore per zgjedhjet e parakohshme parlamentare te 11 qershorit. Sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, mesnatën e kesaj te marte skadon afati ligjor per regjistrimin e koalicioneve. por deri tani, te paktën zyrtarisht, vetem Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kane deklaruar se do te hyjne bashke ne zgjedhje.Megjithatë, fraksionit te forte opozitar duket se i eshte shkëputur Lëvizja Vetëvendosje, qe me shume gjasa mund te garoje e vetme. Megjithatë, mediat raportojnë se Behgjet Pacolli po ben përpjekjen e fundit per ta bashkuar AKR-ne e tij ne nje koalicion me Vetëvendosjen dhe LDK-ne e Isa Mustafes.Ne anën tjetër, PDK, ka lidhur marrëveshje per koalicion me dy forca politike te vogla dhe duket se nuk do te kete bashkëpunim parazgjedhor as me partnerin e deritanishëm te LDK-se dhe asnje me ndonjë force tjeter politike me peshe. Duke patur parasysh konfigurimin e koalicioneve, pritet qe zgjedhjet te prodhojnë nje rezultat te shpërndare ne nje numër te madh forcash politike e me pas do te nevojitet bashkëpunimi i te paktën dy grupimeve per formimin e qeverise se re.